Djali i Haki Imerit reagon ashpër pas deklaratës së Rexhep Selimit, kjo është akuza e tij për Thaçin dhe...

Aktuale

Djali i Haki Imerit reagon ashpër pas deklaratës së Rexhep Selimit, kjo është akuza e tij për Thaçin dhe...

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:08
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Kastriot Imeri, djali i veprimtarit të LDK-së, të ekzekutuar pas luftës në Kosovë, Haki Imerit, ka reaguar pas deklaratës së ish komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit i cili tha se Hashim Thaçi e ka shkruar komunikatën nr. 59 kundër Gani Gecit.

Imeri përmes një postimi në Facebook, thotë se, Rexhep Selimi ka qartësuar dhe konfirmuar shumë zhvillime gjatë dhe pasluftës përfshi këtu edhe rastin e vrasjes së prindit të tij, Hakiut.

Imeri thotë se, të gjitha argumentet dhe dëshmitë po i tregojnë se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët i njeh Hashim Thaçi, duke shtuar se njëri ndër ta është edhe vet Thaçi.

“Rexhep Selimi e vërtetoj se UÇK-ja mbrohet vetëm duke e thënë të vërtetën dhe jo duke i bishtëruar asaj. Kështu duhet të flasin të gjithë ata që janë UÇK e vërtetë popullore. E tha qartë se UÇK-ja nuk ka vra shqiptar atëherë shtohet pyetja kush u infiltrua brenda UÇK-së që të marri kalanë nga brenda pistat në dërgojnë në drejtues të drejtorisë politike, shik etj”, shkruan djali i Hakiut në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai shton se janë krenar që mbështesin Gjykatën Speciale dhe janë rreshtuar karshi viktimave të SHIK-ut.

Reagimi i plotë:

E pershendesim Rexhep Selimin per faktin qe ka qartesuar dhe konfirmuar shume zhvillime gjate dhe pasluftes perfshi edhe rastin e Prindit tone Haki Imeri. Nuk ndertohet historia me shpifje dhe duke minuar terenin tjetrit , kete e ka bere me shume se 20 vite Hashim Thaci kunder viktimave kunder shokeve te vet e kunder Kosoves. Te gjitha argumentet dhe deshmite na qojne se urdherdhenesit dhe ekzekutoret i njeh H .Th. dhe besojme se njeri nder ta eshte vet H.TH). ndersa vrasesit nuk kane ndonje rendesi per ne drejtesia do te merret me dy palet ; me urdherdhenesit edhe me vrasesit.

Kerkimi jone per ndriçimin e vrasjes se Babait dhe vellaut tone nuk ka pushuar kurre as nuk do te pushoje gjersa te ngadhnjej drejtesia. Nuk jemi larg zhvillimeve te rendesishme qe do te ndodhin. Mire e the z. Rexhep Selimi se ndriçimi e njeres nga keto vrasje do te pasoje me ndriçimin e shume vrasjeve tjera keshtu disi e tha po e parafrazoje.

Rexhep Selimi e vertetoj se UCK-ja mbrohet vetem duke e then te verteten dhe jo duke i bishteruar asaj. Keshtu duhet te flasin te gjitha ata qe jane UCK e vertete popullore. E tha qarte se UCK-ja nuk ka vra shqiptar atehere shtohet pytja kush u infiltrua brenda UCK-se qe te marri kalane nga brenda pistat ne dergojne ne drejtues te drejtorise politike , shik etj.

Gjykata Speciale me siguri se do te jep nje epilog per te gjitha ngjarjet , rrethanat e vrasjeve politike. Mbeshtetja jone e parezerve ndaj kesaj Gjykate qe nga fillimi na ben te ndihem krenar se jemi rreshtuar ne anen e viktimave , viktimave te Shikut. Si familje kemi perjetuar nje terror me arrestimine Axhes sone nga persona qe veten e kane quajt uck dhe kane qene vartes te Hashim Thaçit,, pastaj vrasja e Prindit tone nen mandatin e QPK , kaluam nje ferr te vertete dhe jemi duke u futur ne zonen e drites .Nuk do ti nenshtrohemi asnje kurthi as trysnie ngado qe vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat