Albin Kurti thotë se u fitua beteja e Z-Mobile, mirëpo ja për kë vjen paralajmërimi i radhës nga ai

Aktuale

Albin Kurti thotë se u fitua beteja e Z-Mobile, mirëpo ja për kë vjen paralajmërimi i radhës nga ai

Nga: D.RR Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:02
Albin Kurti

Mbrëmë në mesnatë, 300 mijë numra të Z-Mobile kaluan në operatorin Vala, duke i dhënë fund kësaj kompanie.

E për këtë ka reaguar edhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ai këtë e quan betejë të gjatë, mirëpo e fituar, teksa ka paralajmëruar terminalet doganore.

Postimi i plotë:

Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat