Beqaj: Serbia po bën veprime që po e largojnë më shumë nga SHBA dhe Gjermania

Aktuale

Beqaj: Serbia po bën veprime që po e largojnë më shumë nga SHBA dhe Gjermania

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:50
Behlul Beqaj

Analisti Behlul Beqaj ka folur në emisionin Imazh për procesin e dialogut me Serbinë dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia do ta ketë të vështirë të heq dorë nga bagazhi i saj pas sa vitesh karshi Kosovës dhe pavarësisht kësaj se prioritet i Kosovës duhet të jetë ekonomia dhe pasi të konsolidohet qeveria e re duhet të ndërmerren veprime për procesin e dialogut me hapa të sigurt.

“Nuk është mirë të imponohet zgjidhja, të cilën nuk ka mund të zgjidhë edhe qeveria e mëhershme për shtatë vite. Serbia po shkon gjithnjë e më afër Rusisë dhe mendoj se çështja e Kosovës do të jetë më e shëndosh me Perëndimin. Serbia po bën veprime që po e largojnë më shumë nga SHBA dhe Gjermania”, tha analisti Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat