Në Abu Dhabi, është vënë një flamur i madh shqiptar

Aktuale

Në Abu Dhabi, është vënë një flamur i madh shqiptar

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 20:12
Abu Dhabi

Pas lëkundjeve të tokës që kanë ndodhur në Durrës me rrethinë shumica e shteteve të botës janë solidarizuar me shqiptarët në këto kohë të vështira.

Vendet fqinje kanë dërguar shumë ekipe speciale për të ndihmuar në gjetjen e personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrethoja.

Solidarizim kanë treguar edhe vende të shumta nga i gjithë globi.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar tre milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë. E në kryeqytetin e EBA’së, Abu Dhabi, është vënë një flamur i madh shqiptar në njërën prej qiellgërvishtësve për të treguar solidarizimin.

Tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta. Deri më tani raportohet se kanë vdekur diku 46 persona dhe po ashtu janë lënduar mbi 650 persona.

Dëmet materiale janë po ashtu shumë të mëdha pasi që shumë ndërtesa janë shembur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat