Krasniqi: Kombi shqiptar ka nevojë për ndërrimin e elitave politike

Aktuale

Krasniqi: Kombi shqiptar ka nevojë për ndërrimin e elitave politike

Nga: M.H Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:46
Milazim Krasniqi

Shqipëria sot shënoi 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, mirëpo që nuk patë asnjë organizim ose aktivitete festive në kuadër të këtij vjetori. Kjo për shkak që shteti i Shqipërisë u goditë nga një tërmet i cili la deri më tash 47 persona të vdekur dhe shumë të lënduar.

Ndihmat dhe mbështetja nga të gjitha format nuk munguan nga Kosova, Maqedonia, Franca e shumë shtete të tjera, të cilat në forma të ndryshme po solidarizohen me shtetin e Shqipërisë. Kosova ishte e para e cila veproi të ndihmojë Shqipërinë edhe pse veprimet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kritikuan. Rama, nuk hezitoi të ulej në tavolinë për bisedime me shtetin e Serbisë, muaj më parë për të folur në lidhje me “Minishengenin”.

Për këtë ide e cila është në dëm të shtetit të Kosovës dhe nuk sjellë asnjë të mirë politike. Një ide e tillë e cila u pranua të bisedohet nga Rama është e dëmshme për Kosovën kjo për arsye se kjo ide margjinalizon edhe më shumë Kosovën, nuk mund të arrijë Kosova një raport stabilizues me shtetin e Serbisë.

Profesori, Milazim Krasniqi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që ngjarja e tërmetit na bashkoi si komb duke dëshmuar që jemi një komb instiktivë dhe se kemi shumë të përbashkëta, duke filluar nga gjuha e deri tek historia. Në fund, Krasniqi, shprehët që raporti i kryeministrit Rama dhe Qeverisë së Serbisë është e tejdukshme me elemente të primitivizmit por që u refuzua nga shqiptarët dhe se në këtë rrjedhë nëse vazhdon Rama mund të mbetët krejtësisht i vetmuar.

“Ngjarja tragjike e tërmetit dëshmoi që reagimi ynë si komb është instiktivë, është një reagim i mbarë kombit që i dedikohet menjëherë pa pasur nevojë ndërhyrjen e politikës nga politikanët. Pra ne si shqiptarë e ndjejmë idenë e kombit e kemi atë identifikim në mënyrë instiktive dhe kjo në fakt na bënë komb sepse kemi histori të përbashkët, gjuhë të përbashkët, kujtime të përbashkëta”.

“Ajo që bëjnë politikanët në fakt është më shumë lojëra politike dhe qeverisje jo e përgjegjshme por që e cila nuk i përfaqëson mirësinë ideale kombëtare. Në këtë histori tregoj që populli është nivel më të lartë se vetë elitat politike dhe vetë politikanët edhe unë jam i bindur që ky është momenti që dëshmon që kombi shqiptar ka nevojë për ndërrimin e elitave politike për të pasur një përfaqësim më dinjitoz për idealet e veta kombëtare”.

“Kjo në terrenin politik që ka ndodhë veçmas dy viteve të fundit është shumë dëshpëruese veçmas interaliteti i qeverisë Rama në raport me Qeverinë e Serbisë është një lojë e tejdukshme elementet, interaliteti dhe primitivizmi por e cila në fakt është refuzu nga shqiptarët andaj në përgjithësi dhe si pasojë e kësaj qeveritari Rama është më i vetmuar se kurrë”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat