Skandaloze: Ndihmat e dërguara për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, nxierren në shitje

Aktuale

Skandaloze: Ndihmat e dërguara për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, nxierren në shitje

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 08:52
Veshmbathjet

Gjatë ditës së djeshme ka pasur akuza të ndryshme lidhur me atë se janë duke u keqpërdorur gjërat ushqimore, si dhe veshmbathjet e dërguara për persona në nevojë të cilët ishin viktima të tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Gjithashtu, nga fytyrat publike si dhe nga vet qytetarët e prekur nga tërmetin akuzuan se edhe parat e mbledhura po keqpërdoren.

Kishte nga ata qytetarë të cilët deklaruan se gjërat ushqimore, veshmbathjet, si dhe batanijet e dërguara për bamirësi janë duke u shitur.

Gjithashtu, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi për të cilën thuhet se veshmbathjet e dërguara për njerëzit në nevojë janë duke u shitur në një faqe në internet “Shes blej – Buy Sell items in Albania".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat