Mediat kritikohen për raportimin e tërmetit në Shqipëri

Aktuale

Mediat kritikohen për raportimin e tërmetit në Shqipëri

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:42
Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK)

Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) ka organizuar konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor- A jemi afër qëllimit?”, ku u tha se raportimi nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka treguar se ka mungesë të respektimit të etikës në mediat e Kosovës.

Gentiana Begolli Pusina, kryetare e Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës, tha se po behët një luftë e ashpër në mes sensacionit dhe manipulimit dhe kjo nuk po ndodh vetëm në gazetarinë e Kosovës e rajonit por edhe të botës në një kohë kur ka nevojë për gazetari cilësore.

Sipas saj, tërmeti i fundit ka nxori në pah mungesën e etikës në media , ku ajo i përmendi disa fotografi që janë përdorur si ilustrime dhe që nuk e paraqesin gjendjen faktike.

Redaktori i TVM1, Marrin Pushevski tha se partitë politike janë burimi kryesor i lajmeve të rreme që fillimisht po shpërndahen brenda partisë e pastaj edhe nëpër portale.

Ai shtoi se në Maqedoninë Veriore ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë gazetarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat