Deklaratë bombë: Më shumë dëme Edi Rama me shokë, se vetë tërmeti i 26 nëntorit

Aktuale

Deklaratë bombë: Më shumë dëme Edi Rama me shokë, se vetë tërmeti i 26 nëntorit

Nga: V.R Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:33
Edi Rama

Në këtë përfundim ka ardhë publicisti Enver Bytyçi, i cili gjatë një deklarate publike në Facebook, për shkak të një arrestimi të një gazetareje nga autoritetet e vendit, për shkak të hapjes së panikes.

Bytyçi, ka kujtuar kohën kur ra orteku i tmerrshëm në fshatin Shtiqën, sipas së cilit, autori në fjalë, ka shkruar një ditarë m e detaje ngase ishte përgjegjës i shtabit të përballimit të asaj katastrofe.

“Më shumë panik na krijojnë (anti) terroristët në pushtet, se sa vetë tërmeti i 26 nëntorit ...”, tha ai.

Postimi plotë:

Më 10 janar 1985 ra orteku i tmerrshëm në fshatin Shtiqën. Për ato ditë kam shkruar një ditar me detaje, sepse isha përgjegjës i shtabit të përballimit të asaj katastrofe me 10 viktima dhe 26 banesa të shkatërruara plotësisht. Kisha prek me duart e mia e të mjekut Shaqir Shehu të dhjetë viktimat, isha i pranishëm në nxjerrjen e çdo viktime nga rrënojat e ortekut. U jepnim frymën tonë të plagosurve edhe pse fryma na ishte marrë prej të ftohtit me minus 22 gradë e prej tmerrit që shihnim me sy.

Mbaj mend se edhe në atë rast pati panik te njerëzit, sepse pritej të lëshohej nga shpati i thepisur i Gjalicës orteku i radhës. Pati njerëz që për shkak të frikës përhapën panik. Por askush nuk shkoi në burg për këtë shkak, edhe pse ishte diktaturë. Diktatura ishte e shqetësuar për panikun që u shfaq. Megjithatë askush nuk shkoi në qeli!

Në ditët e sotme po lexoj që gazetarë dhe njerëz të zakonshëm, ndër to dhe një studente e Universitetit ku punoj, ka përfunduar në pranga gjatë një aksioni të antiterrorist. Më thoni ju lutem kush duhet dënuar për panik? Ata që urdhërojnë t’i bëjnë terror një vajze studente, apo vajza që nga frika se mos depozitat e karburantit shpërthenin prej tërmetit i bënte thirrje qeverisë të merrte masa dhe qytetarëve t’i shmangeshin rrezikut?!

E pabesueshme! Më shumë panik na krijojnë (anti) terroristët në pushtet, se sa vetë tërmeti i 26 nëntorit dhe të gjithë tërmetet e pas 26 nëntorit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat