Postimi emocionues i yllit të Skënderbeut: Kosovarët që ua shitëm ujin 5 euro, u futën nën rrënoja për ne

Aktuale

Postimi emocionues i yllit të Skënderbeut: Kosovarët që ua shitëm ujin 5 euro, u futën nën rrënoja për ne

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:46

E vështirë ta mbajmë mend kur kosovarët dhe shqiptarët kanë qenë më të bashkuar se në ditët e fundit.

Gatishmëria e kosovarëve për t’u dalë në ndihmë në çdo aspekt të mundshëm shqiptarëve pas tërmetit në Durrës, i ka bërë këta të fundit më melankolikë se kurrë për popullin e shtetit tonë, raporton "Bota sot".

E këtë e nënvizon më së miri reagimi i yllit të Skënderbeut, Bruno Dita në Instagram.

“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t’u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat