Të hetohet këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu për fake news, sikurse dy gazetarët që u arrestuan nga Rama

Aktuale

Të hetohet këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu për fake news, sikurse dy gazetarët që u arrestuan nga Rama

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Edi Rama, Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu me fjalët e tij që tha ne një emision televiziv, veçse e vërtetoi se është këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë emision Haxhiu ka theksuar fjalët e kryeministrit Rama për shqiptarët e Shqipërisë, që pas tërmetit shkatërrues ku la 49 persona të vdekur e afër 1 mijë të lënduar, të cilët po vijnë në Kosovë të strehohen se duhet pasur kujdes prej tyre.

Baton Haxhiu është shprehur se pas situatës që ka shkaktuar tërmeti në Shqipëri, ka pasur keqpërdorues që kanë shkuar në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me vend banimet.

“Unë tani po ju them se në Kosovë ekzistojnë mbi 300 persona të cilët janë të evidentuar që nuk kanë probleme me vendbanimet dhe janë nëpër kampe apo shtëpi private”, ka deklaruar Haxhiu në emisionin Top Talk.

Ai shtoi se ka persona edhe me precedent penal dhe se Kryeministri Rama është shprehur se duhet me pasur kujdes për këtë shpejtësi të ikjes së njerëzve pasi mund të keqpërdoret.

Haxhiu përveç fjalëve që i tha të Edi Ramës, është mirë të na tergoj se prej nga i ka këto burime dhe pse duhet të shtohet frika në popullin e Kosovës prej shqiptarëve të cilët vetëm për strehim po vijnë në Kosovë në këtë kohë mjaftë të vështirë në Shqipëri e cila po goditet fuqishëm nga tërmetet.

Baton Haxhiu, patjetër duhet të ndalet me oratorin e tij prej kritikuesi. Ai ndoshta në kohë lufte ka jetuar i qetë në Kosovë, por shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar dhunë, gjenocid e gjithçka tjetër nga Serbia, ndërsa mijëra qytetarë ishin shkuar në Shqipëri për të shpëtuar nga kthetrat e armikut shekullor.

Pse është e nevojshme që të frikëson qytetarët e Kosovës nga shqiptarët e Shqipërisë, kur dihet fare mirë se cila është arsyeja e ardhjes së tyre këtu.

Nëse kryeministri Edi Rama ka arrestuar dy gazetarë në Shqipëri për shkak të lajmeve të rreme atëherë duhet të arrestohet edhe Baton Haxhiu për ndjellje të frikës dhe panikes në Kosovë.

Ai me dashje po e bën këtë. Madje duke e cituar edhe punëdhënësin e tij, Edi Ramën.

Deklarata e Baton Haxhiut, duhet të hetohet nga Prokuroria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, dhe nëse del që është gënjeshtër atëherë ai duhet të arrestohet dhe të burgoset për fake news. Ndoshta më vonë edhe shokët e tij do t’i bashkohen, por jo për këtë çështje, por për shkak të tradhtisë kombëtare, vrasjeve dhe kriminalitetit që ka ndodhur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat