Berisha: Boll më me ndihma, ata kanë shtet dhe për bukë janë më të pasur se ne

Aktuale

Berisha: Boll më me ndihma, ata kanë shtet dhe për bukë janë më të pasur se ne

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 20:48
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha në një postim të saj në Facebook ka komentuar ndihmat që qytetarët e Kosovës po ia bëjnë atyre të Shqipërisë pas tragjedisë së tërmetit.

Berisha thotë se kryeministri Edi Rama tashmë ka falënderuar të gjithë për ndihmat dhe deklaron se më nuk ka nevojë për ndihma.

Sipas saj, ‘ata kanë shtet dhe për bukë janë më të pasur se ne. I fyen nëse krejt shtetin e konsideron të 'uritur' dhe të paaftë t'i ushqejë popullin e vetë me bukë’.

Postimi i plotë nga Facebook-u:

Qetësohu.

Shqip po të thonë 'mos dërgoni më ndihma në ushqime e veshmbathje, se ka boll, nuk kanë ku i lënë'.

Qetësohu për një moment.

E kuptoj dashurinë tënde, shumë mirë e kuptoj, por edhe ju duhet t'i respektoni, e keni obligim t'i dëgjoni institucionet dhe thirrjet e shtetit shqiptar.

Nuk është normale të ndërhysh në një shtet tjetër me autobusa (pa pyetur), dhe të 'ngarkosh' njerëz nëpër autobusa, pa e ditur kush janë ata njerëz dhe pa i regjistruar.

Çka është gjithë kjo eufori! Shqipërinë nuk e ka lëshuar toka.

Ju nuk e menaxhoni situatën e jashtëzakonshme në Durrës, kupto.
Ju duhet t'i dëgjoni dhe të udhëzoheni me ata zyrtarë që janë përgjegjës për këtë punë.

Rrini të gatshëm si ushtarë, kurdo që ju lypin ndihmë-shkoni, kurdo që ju thërrasin-përgjigjuni, por mos e impononi ndihmën tuaj, kur kryeministri shqiptar shqip po ju thotë se nuk ka më nevojë për ndihma ushqimore, falë jush. Dhe ju falenderoi me zemër. Por ju nuk po kuptoni.

Ka qenë një hotel në Durrës, hunda të pikte në plazh, aq afër detit që ka qenë. Pronari i hotelit kishte aq shumë ferrari e kerre t'shtrejta, sa s'u besoje syve.
Tash (larg qoftë) nëse të njejtit i është prishur hoteli, çka të bëjmë ne, t'i çojmë ndihma xhempera një milioneri...

Pra, mos u idhno nëse ndihmat tua janë të 'tepërta' për momentin.
Ti e ke kryer misionin tënd hyjnor.

Tash, ulu e mendo.

Që ne në Kosovë s'kemi shtet, e që s'po dihet ka sa po shkon pasuli, e që kush çohet e njeh veten organizator të strehimit e të grumbullimit të ndihmave.

Mos u bëj patetik. Mos u prek. Ata kanë shtet dhe për bukë janë më të pasur se ne. I fyen nëse krejt shtetin e konsideron të 'uritur' dhe të paaftë t'i ushqejë popullin e vetë me bukë.

Liria e shprehjes e ka zbuluar se gjuha thyen eshtra. Dhe Liria më së shumti e zbulon padijen.

Shumë zhurmë, shumë ankesa.
Jemi mësuar me ankesën 's'kemi', por është risi për ne ankesa 's'po na i pranojnë ndihmat'.

Çmenduri gjithandej.
Mua m'u 'qesh' edhe me Komandandin e FSK-së.
Sigurisht pa sherr, po dje Komandanti, duke u munduar t'i lavdojë ushtarët tanë, tha, këta ushtarë mund të traumatizohen përgjithmonë nëse shohin viktima gjatë gërmineve nën rrënojat e termetit, prandaj duhet me pas kujdes deri ku lejohet të rrezikojnë.

Thuajse janë shku me ymyd që kanë me gjet dukat.
Mos fol o vlla. Hesht, se heshtja s'ka të pagumë.

Pastaj e lexova në portal se si njëri, për mua deri në këto çaste i respektuar, se si i ka thënë një këngëtari që i ka dhuruar 100 mijë euro për viktimat e termetit, 'Ti mua s'më pëlqen si dukesh'.
Gjest i pabesuar.
Gjynah.

E tmerrshme, sa e nevojshme u bë censura këto ditë, kur nuk e njeh qeni t'zotin.

Është një djalë në Prishtinë, që qe sa vjet qan për bukë, prej sabahit deri n'aksham (në verën e në dimër), shtrihet i zbathur në sheshin Nëna Terezë dhe gjithë ditën lyp bukë dhe nanë.
Kryetari i komunës tonë të mjerë nuk ia gjen së paku një palë çorape të babadimrit në sheshin e stolisur me mjerim dhe me vajin e atij djali, të cilit i kcen trupi përpjetë nga të ftohtit.

Britma e tij e ka heshtur edhe refrenin e përhershëm të 'atij djalit' :'A e din sa fort të dua'.

Tash ky kryetari i Prishtinës bëhet patriot dhe humanist (me paret e popullit), por nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk ia vranë veshin vaji i fëmiut të uritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat