Sulmohet shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës me 14 plumba

Aktuale

Sulmohet shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës me 14 plumba

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 21:50
Shtëpia

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Naim Avdyli, në Dumnicë të Podujevës.

Shtëpia e tij është sulmuar me 14 plumba rreth orës  19:00 gjatë mbrëmjes së enjte, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, Avdyli është i ngarkuar me sigurimin në shkolla, ndërsa i njëjti nuk ka dashur të flas për mediumin.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tashmë kolegët e tij, janë duke ruajtur shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat