Organizata rinore e Kosovës ndihmon 300 familje në Laç

Aktuale

Organizata rinore e Kosovës ndihmon 300 familje në Laç

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 00:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nuk po ndalen.

Gjatë ditës së sotshme organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit, transmeton Indeksonline.

Këto ndihma janë dhënë në bashkëpunim me Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken, Majlinda Cara.

Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. Ato përfshinin veshmbathje, pako ushqimore e higjenike.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!” ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”.

Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat