Haradinaj shkon në familjen e vëllezërve Abazi në Livoç

Aktuale

Haradinaj shkon në familjen e vëllezërve Abazi në Livoç

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit ku dy vëllezërit mbetën të vdekur pas tërmetit në Shqipëri.

Haradinaj ka thënë së kësaj familje do t’i qëndrojnë në krah.

“Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe.

U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi!”, shkruan Haradinaj përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat