Vjen paralajmërimi i ekspertit, këto veprime duhet të ndërmerren urgjentisht për të parandaluar pasojat nga tërmetet

Aktuale

Vjen paralajmërimi i ekspertit, këto veprime duhet të ndërmerren urgjentisht për të parandaluar pasojat nga tërmetet

Nga: N.H Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Eksperti i materialeve ndërtimore, Hetem Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar disa nga arsyet lidhur me tërmetin dhe pasojat që la në Shqipëri.

Ai në shkrimin e tij zbulon detajet që dërguan deri te kjo ngjarje tragjike, me që rast solli edhe 51 viktima.

“Propozoj të merren të gjitha mostrat e betonit në objektet e rrënuara, të dëmtuara dhe dyshuara për analiza nga institutet përkatëse dhe bërë një raport i hollësishëm dhe profesional lidhur me këtë. Kjo duhet bërë për të parashikuar dhe parandaluar pasojat në të ardhmen dhe jo t’i gjunjëzohemi faktit dhe gabimit njerëzor”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Te dashur miq, duke ndjekur me emocion dhe dhimbje te thelle ngjarjen e 26 nentorit jam prane me shume se kurre me zemer dhe mjete financiare te demtuarve dhe njerezve ne nevoje .
Eshte nje mesim i hidhur qe del ne pah dhe shqeteson pafundesisht , nuk ishte termeti me pasojat qe la pas por mospergjegjesia njerezore me pangopje , misori dhe papergjithshmeri me ndertime amatoreske mos thene antinjerezore .
Lidhur me kete si ekpert i materjaleve ndertimore ( veprimtari imja nga vitet 80 ne Ramis Sadik udheheqes i institutit per shqyrtime dhe analiza te shume projekteve ndertimore : termoelektrona B , rezevaret ujore , fero nikel qindra objekte banimi , ura etj ) e ndjej per detyre te informoj çka me poshte :
1- shembja e objekteve eshte e lidhur kryekeput me markat e dobta te betonit dhe jo nga ky nivel intensiteti ( pra termeti nuk ishte faktor i rrezimit por shoqerim i shkakut )
2- propozoj te meren te gjitha mostrat e betonit ne objektet e rrenuara
te demtuara dhe dyshuara per analiza nga institutet perkatese dhe bere nje raport i hollesishem dhe profesional lidhur me kete .
3- kjo duhet bere per te parashikuar dhe parandaluar pasojat ne te ardhmen dhe jo ti gjunjezohemi faktit dhe gabimit njerezor .

Po e mbydh me kete citim te Luther King :
Jetes sone i vjen fundi kur heshtim per çeshtje te rendesishme jetesore .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat