“E kemi detyrim moral”, familja nga Dragashi strehon 11 persona nga Durrësi

Aktuale

“E kemi detyrim moral”, familja nga Dragashi strehon 11 persona nga Durrësi

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:23
“E kemi detyrim moral”, familja nga Dragashi strehon 11 persona nga Durrësi

Tërmeti solli ditë të vështira për shqiptarët veçanërisht në Durrës dhe Thumanë. Por përveç viktimave, të lënduarve, dëmeve ta pallogaritshme solli dhe shumë solidaritet e humanizëm mes shqiptarëve.

Në Kosovë, qytetarët e shohin si detyrim hapjen e shtëpive të tyre për të prekurit nga tërmeti. Kanë ofruar ç`kanë për vete dhe kanë strehuar me dhjetra persona.

Në Dragash familja Gashi ka akomoduar 4 familje me gjithsej 11 anëtarë nga Durrësi, të cilët ende ndihen të tronditur për gjithë ç`kaluan.

Qytetarja: “Nëpër shkallë me vrap. Fatmirësisht ishim në kat të dytë se po të ishim më lart do na kishte rënë infrakt rrugës. Ato duke i rënë telefonit, hajdeni, hajdeni. Por ne duruam 2 ditë dhe në ditën e tretë ra edhe një tërmet tjetër dhe aty i humbëm shpresat. Mikpritja e jashtëzakonshme”.

Qytetari: “Me fjalë është pak, nuk mund të ia shpërblejmë. Është një gjë e madhe për mua, rrofshin të gjithë”.

Kryefamiljari Mirazim Gashi, thotë se ndihma e dhënë është më tepër se kthimi i një borxhi.

Mirazim Gashi: “Si obligim e kemi për çdo shqiptar, për t’i hapur dyert çdo kujt. I kam hapur dyert. Pak a shumë edhe i njoh edhe më parë”.

Qytetari 2: “Me derë hapur, me zemër hapur na kanë pritur si ne, ashtu edhe vëllezërit e motrat që kanë ardhur nga Shqipëria pas tërmetit që ndodhi në nëntor”.

Rreth 40 qytetarë nga Durrësi kanë gjetur mbështetje këto ditë në Kosovë. Një pjesë prej tyre kanë shkuar tek ata persona që strehuan gjatë luftës më 1999. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat