Mogherini, krijoi agjendë personale në dialogun Kosovë-Serbi, a do të ketë luksin Borell, për një gjë të tillë

Aktuale

Mogherini, krijoi agjendë personale në dialogun Kosovë-Serbi, a do të ketë luksin Borell, për një gjë të tillë

Nga: M.H Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:55
Thaçi, Vuçiq dhe Mogherini

Diplomatja italiane, Federica Mogherini, sot ia ka dorëzuar detyrën e saj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, i cili do të jetë shefi i i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian. Dorëzimin e detyrës e ka bërë të ditur vetë Mogherini përmes llogarisë së saj në tëitter, derisa ka treguar se tashmë zyrën e saj po e lë në duart e sigurta të diplomatit spanjoll.

“Mandati im po përfundon pas pesë vjetësh punë intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë Bashkimin Evropian një partner të besueshëm, shtyllë të multilaterizmit dhe një mbrojtës të palëkundur të të drejtave të njeriut. Unë po e lë zyrën time në duart e sigurta të Josep Borell. Urojani atij më të mirën”, ka shkruar Mogherini.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha që çdo përfaqësues I Kosovës dhe Serbisë, duhet të kërkoj një zgjidhje pasiqë Mogherini u la hapësirë dy palëve të konfliktit të lansojnë agjendë të tillë.

Më tej, Duhanaj, u shpreh që ndërmjetësuesi kërkon zgjidhje të pranueshme kështu që nga Kosova po kërkohet një përfaqësim I denjë dhe unitet kombëtarë.

“Si përfaqësues i diplomacisë europiane nuk ka edhe shumë hapësirë për agjenda personale. Çështja se si Mogerini, arriti të lansoj një agjendë të tillë, ishte se kjo agjendë në fakt u inicua nga vetë palët në konflikt, përkatësisht përfaqësuesi i Kosovës dhe Serbisë. Çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare në ketë rast edhe Josep Borell, mund të krijojë ide rreth zgjidhjes së çështjes pasi që në një rast të suksesshëm, suksesi do t'i atribuohej atij si përfaqësues ndërmjetësues”.

Image
Leon Duhanaj

“Natyrisht se çdo politikan, synon të lë emër suksesi pas tij dhe, për ta arritur ketë, nuk është e thënë që nuk levizim edhe aq nga parimet apo drejtësia absolute. Ndërmjetësuesi, kërkon zgjidhje të pranueshme dhe, nëse njera palë apo tjetra dëmtohet, nuk i bëhet vonë atij. Në ketë kontekst, e gjithë ajo çfarë kërkohet nga Kosova, është përfaqësimi i dënjë dhe uniteti kombëtarë. Nëse ne vazhdojmë prezantimin ndërkombëtarë ashtu siç e patëm vitëve të fundit, vështirë që do të dalim me ndonjë rezultat pozitiv”, përfundoi, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat