Albin Kurti kryeministër, sapo morri mbështetjen e radhës

Aktuale

Albin Kurti kryeministër, sapo morri mbështetjen e radhës

Nga: V.R Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:13
Albin Kurti dhe Emilia Rexhepi

Pretenduesi për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se sapo ka marrë mbështetjen e radhës nga Emilia Rexhepi, deputete 6+ në Kuvendin e Kosovës.

 Ai dhe deputetja Emilia Rexhepi, gjatë një takimi të zhvilluar në Prizren, diskutuan për sfidat e qeverisë së re.

Postimi plotë:

Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në "Ambient" të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat