Presidentit e Kryeministrit iu ulet paga: Njëri 300, tjetri 800 më pak

Aktuale

Presidentit e Kryeministrit iu ulet paga: Njëri 300, tjetri 800 më pak

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:31
Ilustrim

​ Nga dita e sotme ka filluar zbatimi i ligjit të ri për paga në sektorin publik, me këtë të fundit, edhe Presidentit, Kryeministri e Kryeparlamentari do të kenë paga më të ulëta.

Me këtë ligj do të rregullohet për herë të parë pagesa e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Me këtë ligj, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Paga e presidentit, kryeministrit e shumë të tjerëve do të ulen.Në bazë të Ligjit, presidenti i Kosovës pritet ta ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, derisa kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen me koeficientit 9.

Sipas koeficientit presidentit të Republikës, Hashim Thaçi do t’i zbritet paga aktuale nga 2,672 euro në 2,390 euro.

Po ashtu, edhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj që ka pagën aktuale 2950 euro, me ligjin e ri, paga e kryeministrit do të jetë me koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj (799 euro më pak se paga aktuale).

Ligji për pagat në sektorin publik do të rrisë buxhetin për paga me rreth 120 milionë euro.

Ndërsa, dallimi mes pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale është mjaft i lartë.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave, kanë bërë të ditur se buxheti është i mjaftueshëm për mbulimin e kostos financiare të paraparë me këtë ligj,

E njohësit e ekonomisë konsiderojnë se kjo rritje e pagave në sektorin publik mund ta dëmtojë sektorin privat në Kosovë.Ligji për paga ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat