Ushtria e Gjermanisë do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Aktuale

Ushtria e Gjermanisë do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim

Ende nuk duket në horizont përfundim i misionit të KFOR-it në Kosovë.

“Largimi nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon ka theksuar gjatë vizitës së kampit të KFOR-it në Prishtinë, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar ajo në takim me komandantin e KFOR-it

“Ajo që është ndërtuar në Kosovë, duhet të ketë siguri edhe në të ardhmen. Për këtë qëllim trupat gjerman tash e njëzet vjet ndodhen të angazhuara në Kosovë” ka thënë  Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherit kryetare e Unionit Demokristian gjerman CDU, e cila ka qëndruar të dielën në Prishtinë. Ende nuk duket në horizont përfundim i misionit të KFOR-it, ndërsa prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer  gjatë vizitës në kampin e KFOR-it Film Siti, ku ka takuar ushtarët gjermanë si dhe komandantin e KFOR-it.

“Ndonëse për njëzet vite është bërë shumë, në rajon ende ka një stabilitet fragjil” ka thënë Kramp-Karrenbauer, ndërsa ka shtuar se “stabiliteti në rajon është një sfidë për sa kohë nuk arrihet një marrëveshje mes palëve”.  “Është me rëndësi fakti, që ajo që kemi ndërtuar për 20 vjet, nuk do të mund të rrezikohet në të ardhmen”.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer  tha se është krenare me punën e ushtarëve gjermanë të KFOR-it.

“Largimi i KFOR-it nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon” ka theksuar ajo për mediat gjermane. Sipas revistës gjermane Fokus, aktualisht në Kosovë në mesin e 3500 ushtarëve të KFOR-it mbi 80-të janë gjermanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat