Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë promovimin e historikut të këtij institucioni për periudhën 2000-2017 që përfshin të gjitha rastet e ankesave, parashtresave dhe shumë statistika të tjera të ankimimit.
Me këtë rast u tha se këto dokumente do t’iu shërbejnë përmirësimit të procesit zgjedhor.
Teksa edhe u theksua nevoja e këtij institucioni në përmbushjen e kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Kryetarja e Panelit të PZAP-së, Gyltene Sylejmani duke treguar nevojën e këtij institucioni në procese zgjedhore tha se ka pas përmirësime në rritjen e efikasitetit në marrjen e vendimeve në rastet e ankimimit, derisa tha se ende ka sfida.
Ndërsa, shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu shprehu rëndësinë e PZAP-së dhe vlerësoi zgjedhjet në Kosovë si ndër të mirat në Ballkan.