MASHT nesër publikon rezultatet e vlerësimit PISA

Aktuale

MASHT nesër publikon rezultatet e vlerësimit PISA

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:38
Foto

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018, raporton Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar për media nga MASHT-i. 

“Nesër, e martë (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018”, bëhet e ditur nga Ministria e Arsimit.

Konferenca mbahet në ambientet e MASHT, në ora 11:00, thuhet tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat