Supremja e kthen në rigjykim rastin e Naser Pajazitajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Supremja e kthen në rigjykim rastin e Naser Pajazitajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Donjeta Pajazitajt

Naser Pajazitaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, do të gjykohet edhe njëherë lidhur me akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Kjo pasi që Gjykata Supreme e Kosovës, i ka prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta, tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pasi që në rastin e parë, i akuzuari Pajazitaj ishte liruar nga akuza, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, ku pas këtij procesi, Themelorja në Pejë, atë e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

E aktgjykimin e Themelores, më pas e kishte vërtetuar edhe shkalla e dytë, përkatësisht Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat