Molliqaj: Unë besoj në shkencë nuk besoj në Zot

Aktuale

Molliqaj: Unë besoj në shkencë nuk besoj në Zot

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:00
Dardan Molliqaj

Në emisionin e fundot Oxgyen me moderator Besim Dinën ka qenë i ftuar edhe anëtari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar që ai nuk beson në Zot dhe nuk e ka praktikuar kurrë religjionin.

Besim Dina a besoni në zot?

Dardan Molliqaj: Pyetje shumë e vështirë, se lyp ma shumë përgjigje.

Besim Dina: Për dallim nga Albini i cili ka thënë do duhej të besonin në Zot edhe ata që nuk besojnë e le ma unë.

Dardan Molliqaj: Unë nuk shquhem fare si praktikues i fesë, por edhe besimet e mija janë më shumë nga shkenca dhe filozofia dhe jo nga feja.

Kujtojmë që Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit nuk arriti që të grumbullojë vota që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat