Për këtë arsye nuk arritën marrëveshje Vetëvendosje dhe LDK

Aktuale

Për këtë arsye nuk arritën marrëveshje Vetëvendosje dhe LDK

Nga: D.RR Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:49
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Sot patën një takim dy partitë, LDK dhe VV, ku prezent ishin edhe liderët e tyre, mirëpo ata nuk arritën sot marrëveshjen, ndonëse ishte paralajmëruar sot.

Burime të gazetës “Bota sot”, kanë konfirmuar se marrëveshja nuk u arrit për shkak se, LDK dëshiron që gjashtë ministri t’iu takojnë atyre e Vetëvendosjes katër, ndërsa këta të fundit janë të palëkundur se ministritë duhet të ndahen 5 me 5.

Gjithashtu, të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se ministritë përkatëse as që janë folur në takimin e sotëm se kujt do t’i takojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat