Nga brenda negociatave Kurti-Mustafa: Si e përzgjodhi LDK e para Ministrinë e Brendshme...

Aktuale

Nga brenda negociatave Kurti-Mustafa: Si e përzgjodhi LDK e para Ministrinë e Brendshme...

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga takimi

Raportohet se me takimet e sotme Mustafa- Kurti, media ka mësuar se LVV dhe LDK fillimisht i kanë ndarë nga 5 ministri.

Ky burim ka treguar se kur Kurti i dhënë ‘përparësi’ Mustafës që të zgjedh cilën ministri e do LDk, ky e ka zgjedhur pikërisht Ministrinë e Brendshme, të cilën tash e sa kohë po e kërkonte VV.

“Nuk dihet saktësisht se si i kanë ndarë këto ministri, por Kurti i ka bërë koncesion Isa Mustafës që ai të zgjedh i pari, dhe për ‘çudi’, Isa Mustafa e ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ky burim.

Ky burim saktëson se mospajtimet kanë ardhur për temat jashtë ndarjes së ministrive, pra për postin e kryeparlamentarit dhe për atë të presidentit.

“Sipas Kushtetutës posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë, por Mustafa e kërkoi atë për LDK-në pa kompensim për VV. Poashtu, Mustafa i ka thënë Kurtit që pa marrëveshje për presidentin nuk ka marrëveshja as për Qeverinë, duke e kërkuar këtë post, pa asnjë kompensim”, thone këto burime, duke sqaruar se kjo ka qenë arsyeja pse s’kishte dakordim në takimin e sotëm.

Pra, lideri i VV-së, ka kërkuar që për postin e presidentit të ketë kompensim me ministri për partinë e tij.

Në kompensim të postit të presidentit, Kurti ka kërkuar që VV t’i ketë 6 ministri, gjë që u refuzua nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat