Rexhaj tregon se si do ndahen ministritë mes LDK-së dhe VV-së, jep detaje se kush nga Vetëvendosje e pengoi marrëveshjen

Aktuale

Rexhaj tregon se si do ndahen ministritë mes LDK-së dhe VV-së, jep detaje se kush nga Vetëvendosje e pengoi marrëveshjen

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:32
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Publicisti Xhek Rexhaj, përmes një postimi publik në rrjetin e tij social, Facebook, ka bërë një koment rreth bisedimeve mes VV-së dhe LDK-së.

Ai është i mendimit se qeveria në mes LDK-së e VV-së do duhet të jetë qeverisje pa ndërskamca.

“Kryeministrin ta ketë VV, kryetarin e kuvendit LDK, 6 ministri LDK, 4 ministri VV, deri në momentin kur zgjidhet presidenti, atëherë një ministri nga LDK, do i kthehet VV-së, sipas marrëveshjes. Kështu do të duket qeveria e ardhshme, sipas burimeve të mia.”, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa, krejt në fund, ai thotë se Kurti ishte afër marrëveshjes, mirëpo “njerëzit e fortë” të kësaj partie sipas Rexhajt e pamundësuan një gjë të tillë.

Ja shkrimi i tij:

Pollavrat e tallava " analistave" pordhtaleve e disa trushperlarëve rreth bisedave LDK-VV , se kinse kush sa lypi ministri, dhe duke akuzue LDK-ne !

Bisedimet ne mes LDK e VV do vazhdojnë pasi që dy partitë do i mbledhin organet e veta statutare për koalicionin.
VV i ka fitue 29 deputet, e LDK i ka fitue 28 deputet, këta numra janë edhe përcaktues për krijimin e qeverisë së ardhshme, dhe ndarjen e posteve.

Kryeminsitri që i takon tashma VV së ka vlerën sa disa ministri, andaj sot ashtë bisedue për atë se si dhe sa ashtë kundërvlera në pozicionet e tjera. gjë që është shumë normale për qeverisje.LDK ja dëshiron ndarje reale të kabinetit, dhe roleve të tjera.

Sa i përket qashtjes së Presidentit, ashtë diçka që kupton marrëveshje të besueshme kur të vjen koha e zgjedhjes së presidentit, e jo vetëm fjalë. Ashtë nji rrnë dhe propagandë nga media e tallavista se LDK e percakton per president I. Mustafen, jo rrnë ashtë se LDK dëshiron vetëm marrëveshje të fortë që poasti president i takon LDK-se, e kush do jetë ashte qashtje tjetër.

Qeverija në mes LDK e VV do duhet të jetë qeverisje pa ndërskamca, demokratike, aleate e SHBA se e miqëve perëndimor si dhe luftuese e krimit, korrupcionit dhe zhvilimit ekonomik, e kjo arrihet me marrëveshje të qëndrueshme mes partnerëve.

Kryeministrin ta ketë VV, kryetarin e kuvendit LDK, 6 ministri LDK, 4 ministri VV deri në momentin kur zgjidhet presidenti, atëhere nji ministri nga LDK, do i kthehet VV-së, sipas marrëveshjes.

Kështu do të duket qeveria e ardhshme, sipas burimeve të mia.

Më duhet të them se sot A. Kurti ishte afër përfundimit të marrëveshjes, por disa njerëz të " fortë" në VV ishin kundër, tash i mbetet Albinit të skjarohet me kryesinë e vet në VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat