Bajraj vjen me këshillë për VV-në dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes

Aktuale

Bajraj vjen me këshillë për VV-në dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:42
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Opinionisti Fatmir Bajraj ka komentuar takimin e sotëm LVV-LDK, ku nuk u arrit marrëveshje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se atë që e deshi Kurti për vete, si ofertë për ndarjen e përgjegjësive qeverisëse me LDK-në, le t’ia jep LDK-së dhe për vete ta marrë atë që ia ofroi LDK-së si ofertë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se edhe LDK duhet të jetë e gatshme që atë që e dëshiron për vete, që t’ia jap VV-së.

Postimi i tij i plotë:

Aksioma:

"S'ka t'a kam dhe ma ki, por barabarë"

Ato që i deshi Kurti për vete (LVV-në), si ofertë në ndarjën e përgjegjësive qeverisëse me LDK-në, le t'ia jep LDK-së, dhe t'merr për vete ato që i ofroj si ofertë LDK-së, dhe marveshja (dakordimi) është gati.
Edhe LDK-ja duhet t'jetë e gatshme që t'jep atë që e deshiron për vete dhe t'i merr partnerit atë që i jep si ofertë.

Kjo është ndarja : "Sikur Halili & Rrahmani".

f.b.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat