Gjuriq flet për rastin Ivanoviq, fajëson shqiptarët - Bota Sot
Gjuriq flet për rastin Ivanoviq, fajëson shqiptarët

Aktuale

Gjuriq flet për rastin Ivanoviq, fajëson shqiptarët

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:31
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se aktakuzat e ngritur ndaj disa personave lidhur me vrasjen e ish politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë vazhdim i një sulmi të organizuar nga autoritetet e Kosovës.

“Me këtë ata synojnë që ta fajësojnë popullin tonë në Kosovë e Metohi për këtë krim”, ka thënë Gjuriq.

“Synimi përfundimtar është që të dobësohen pozicionet e serbëve në krahinë dhe të deligjitimohen përfaqësuesit serbë që separatistët shqiptarë dhe sponsorët e tyre të mund të fitojnë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ndryshe, prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dje aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special, kundër gjashtë personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oviler Ivanoviqit.

Të akuzuarit e këtij rasti të cilëve Prokuroria Speciale u ka ngritur aktakuzë janë: Marko Roshiq, Rade Basare, Dragisha Mirkoviç, Nedelko Sfasojeviç, Zheljko Bojiç, Silvana Arsoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat