Abbott: Dënimi pa konfiskimin e pasurisë së paligjshme nuk është i plotë

Aktuale

Abbott: Dënimi pa konfiskimin e pasurisë së paligjshme nuk është i plotë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Nicholas Abbott

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve” ku u tha se kjo dukuri është mjaftë prezentë dhe në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott tha se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme.

Abbott tutje tha se shpreson se kjo punëtori do të shfrytëzohet si platformë e mirë për praktikë më të mira në hetim dhe ndjekjen penale të pastrimit të parasë.

Kurse, Skënder Çoçaj kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë tha se dukuria e pastrimit të parave është dukuri që po shënon rritje.

Sipas tij, në rrafshin legjislativ Kosova e ka përafruar direktivat e bë në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se për sistemin sfida më e madhe që po ballafaqohen institucionet e Kosovës e posaçërisht sistemi i drejtësisë është krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe vepra penale që lidhen me pastrimin e parasë.

Ai tha se do orientojnë të gjithë kapacitetin e tyre në luftimin e kësaj dukurie negative./B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat