Alarm për Ministrin e ardhshëm të Arsimit: Dështimi në PISA

Aktuale

Alarm për Ministrin e ardhshëm të Arsimit: Dështimi në PISA

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Rrahman Pacarrizi

Kosova edhe këtë herë dështoi në testin PISA, duke mos shënuar ngritje që do të bënte dallim nga hera e kaluar.

Profesori i UP’së në Filologjik Rrahman Paçarizi ka thënë pas këtij rezultati duhet të reflektoj Ministri i ardhshëm i Arsimit.

Paçarizi ka thënë se këto rezultatet nuk pëmisohen duke bërë fushatë por me përmirsim sistematik.

“Rezultatet e PISA’s nuk përmiresohen me fushatë, por me përmiresim sistematik. Fushatat janë mashtrime, janë përpjekje për të fabriku rezultat e jo përpjekje për rezultat”, ka shkruar Paçarizi në Facebook.

 

PISA 2018

Rezultatet e PISA-s nuk permiresohen me fushate, por me permiresim sistematik. Fushatat jane mashtrime, jane perpjekje per te fabriku rezultat e jo perpjekje per rezultat.

Na qe i fabrikojme rezultatet e testit te matures do me thene qe kemi ndertu kulture te mashtrimit. E mashtrojme veç veten, pra. PISA eshte alarm per ministrin e ardhshem te arsimit.

Kujtojmë, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse.

Kosova është në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62. Vendin e parë e mbanë Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat