Dështimi në PISA: Rexhep Hoti, fol çka bëre me gjithë ato mjete financiare...?

Aktuale

Dështimi në PISA: Rexhep Hoti, fol çka bëre me gjithë ato mjete financiare...?

Nga: N.Sh. Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:23
Rexhep Hoti

Kosova edhe njëherë dështoi në testin PISA. Në rezultatet e publikuara nga PIS, Kosova renditet pothuajse në fund, duke i lënë vetëm dy vende pas saj. 

Leutrim Sahiti këshilltar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përmes një postimi në facebook, e ka komentuar rezultatin e dobët në PISA.

Sahiti thotë se, pas këtyre rezultateve të dobëta si arsyetohen gjithë ato mjete financiare të ndara për Zyrën e Koordinatorit për Rini, Kulturë e Sportë, nën udhëheqjen e Rexhep Hotit.

Ai thotë se projekti i Hotit do duhej të ndikonte në rritjen e rezultateve të testit PISA.

Postimi i plotë:

Pas rezultateve ekstremisht të dobëta në testin PISA, si do të arsyetohen gjithë ato mjete financiare të ndara për Zyrën e Koordinatorit për Rini, Kulturë e Sport, nën udhëheqjen e Rexhep Hotit!?

E kuptoj që koordinatori Hoti ka qenë i fokusuar në fushën e Rinisë, Sportit e Kulturës, rrjedhimisht zhvillimi i mendimit kritik tek nxënësit si qëllim i projektit do të duhej të ndikonte në rritjen e rezultateve të testit PISA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat