Ja si duhet të ndahen postet në qeverisjen LVV-LDK

Aktuale

Ja si duhet të ndahen postet në qeverisjen LVV-LDK

Nga: A.J Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:20
Foto

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë të barabarta në Qeveri, qoftë për ndarjen e posteve apo tjetër.

Posti i presidentit duhet të jetë më marrëveshjeje mes dy partive që pritet të qeverisin me vendin, që në të ardhmen mos të krijoj ndonjë ndonjë dilemë në gjatë mandatit qeverisës, kështu mendon Jetmir Bakija analist në Institutit demokratik .

Ai në një postim të tij në facebokk ka thënë se një Qeveri stabile që do të ketë mundësi ta realizoj programin qeverisës, në çdo aspekt tjetër LVV dhe LDK do duhej të silleshin si të barabarta në Qeveri, qoftë për ndarjen e posteve apo tjetër.

Postimi i Jetmir Bakija:

Si e mbajë mend unë, LVV dhe LDK nuk kanë garuar në zgjedhje bashkë për shkak se nuk janë pajtuar për postin e Kryeministrit. Zgjedhjet e 6 tetorit e determinuan se kujt i besohet posti i Kryeministrit. Mirëpo, nëse synohet një Qeveri stabile që do të ketë mundësi ta realizoj programin qeverisës, në çdo aspekt tjetër LVV dhe LDK do duhej të silleshin si të barabarta në Qeveri, qoftë për ndarjen e posteve apo tjetër.

Për postin e Presidentit duhet të ketë një pajtim tash që mos të bartet kjo dilemë gjatë mandatit qeverisës. Por do të ishte mirë të pajtohet për profil të kandidaturave që do të mund të merrte mbi dy të tretat e votave në Kuvend dhe të ketë pranueshmëri edhe nga spektri i partive opozitare. Nuk duhet të prejudikojmë që kjo është e pamundur. Nëse po flasim për qasje të re të qeverisjes, këtu do të mund të fillohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat