Ministrinë e Arsimit s’e rregulluan as 6 zv.ministrat e emëruar nga Haradinaj: Ky e pranon se gjendja është shumë e keqe

Aktuale

Ministrinë e Arsimit s’e rregulluan as 6 zv.ministrat e emëruar nga Haradinaj: Ky e pranon se gjendja është shumë e keqe

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:38
Ramush Haradinaj

Nga gjithsej 79 vende garuese, Kosova doli e 76’ta në testin e arsimit PISA, që u majt vitin që lam pas. Vendi ynë po tregon rezultate të tmerrshme, gjendjen në arsim nuk e rregulluan as Ministri Shyqiri Bytyqi e gjashtë zëvëndësministrat e emëruar nga Ramush Haradinaj, në këtë intitucion. Ky i fundit, e pranon se arsimi nuk po ka aspak përmirësim.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, PISA, sot ka publikuar rezultatet e testit që u mbajt vitin e kaluar.

Sipas raportit të publikuar të testit, 66 për qind të nxënësve kosovarë të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët. Ndërsa vetëm 0.1 për qind e të testuarve ishin në nivelet 5-6.

Ndonëse me një Ministër e gjashtë zëvëndësministra të emëruar nga Qeveria Haradinaj në arsim, nxënësit kosovarë siç duket nuk kanë as njohuritë elementare.

Ndërkaq, situatën e krijuar po e pranon edhe Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili për këtë po fajson personelin, që dikur vet e emëroi.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, rreth këtyre rezultateve zhgënjyese më herët reagoi përmes një konference për media edhe Ministri i Arsimit në largim, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se një vlerësim të tillë nuk e prisnin.

“Kemi bërë përprjekje të mëdha që të organizojmë mjetet e PISA’s, në mënyrë që të shtojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së nxënësve në këtë test. Këto nuk janë rezultatet që ne do donim t’i kishim sot, në matematike kemi lëvizje pozitive, po ashtu edhe në pjesën e leximit”, ka thënë ai.

Përveç Bytyqit, rreth kësaj është deklaruar edhe Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashari, i cili për gjendjen e arsimit ka shfajësuar mësimdhënësit, duke ua hedhur fajin kurrikulave dhe teksteve shkollore.

Vlen të theksohet se Kosova mori pjesë për herë të dytë në këtë test në vitin 2018, ndërsa në PISA’n e vitit 2015 ishte renditur po ashtu e treta nga fundi në tabelë, atëherë në mesin e 72 shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat