Tahirsylaj tregon kur do të vie acari në Kosovë - Bota Sot
Tahirsylaj tregon kur do të vie acari në Kosovë

Aktuale

Tahirsylaj tregon kur do të vie acari në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:16
Sylë Tahirsylaj

Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë.

Profesori i Metorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius. Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme ” thotë Tahirsylaj.

Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.

“Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë. Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi.” ka thënë Tahirsylaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat