Me ketë formulë mund të arrihet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së, propozimi interesant nga analisti - Bota Sot
Me ketë formulë mund të arrihet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së, propozimi interesant nga analisti

Aktuale

Me ketë formulë mund të arrihet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së, propozimi interesant nga analisti

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:52
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar formulën, në bazë të së cilës sipas tij do mund të ndaheshin edhe pozitat mes VV-së dhe LDK-së.

Sipas tij, ndarja e udhëheqjes së institucioneve do të duhej të udhëhiqej nga dy parime.

Ai është i mendimit se objektivat e programit për bashkëqeverisje ku ministritë kanë qartësisht të përcaktuar detyrat që do të realizojnë, dhe kontrollit të ndërsjellë të pushtetit për të parandaluar koncentrimin e fuqisë politike dhe buxhetore tek njëra parti politike, janë dy parimet kryesore për bashkëqeverisje.

Ja shkrimi i tij:

Formula e mundshme e ndarjes se pergjegjesive institucionale mes LVV dhe LDK

Ndarja e udheheqjes se institucioneve do te duhej te udheheqej nga dy parime:
- objektivat e programit per bashkeqeverisje ku ministrite kane qartesisht te percaktuar detyrat qe do te realizojne; dhe
- kontrollit te ndersjelle te pushtetit per te parandaluar koncentrimin e fuqise politike dhe buxhetore tek njera parti politike.

Nese keto parime jane te pranueshme, LVV dhe LDK duhet te jene kreative ne gjetjen e formules se ndarjes se pergjegjesive institucionale.

Nje opsion mund te jete:
1. Kuvendi i Kosoves - ndarja dhe kontrolli i pushtetit perfshin ndarjen e pergjegjesive qe lidhen me ate se kush e cakton agjenden e seances plenare dhe komisioneve parlamentare. Ne kete pike, pozitat kyce jane Kryetari, Kryesia e Kuvendit dhe udheheqja e komisioneve parlamentare. Me konkretisht:
1.1 Kryetari/rja nominohet nga LVV por eshte nje deputet/e e LDK
1.2 LDK nominon nje deputet/e nga LVV si anetare te saj te Kryesise. Ne kete menyre ne Kryesi do te jene: Kryetari/rja (LDK), 2 nenkryetar nga LVV, 1 nenkryetar nga PDK dhe 2 nenkryetar nga partite minoritare.
1.3 Pasi qe ndarja e mesiperme nuk siguron perfaqesim te grupeve parlamentare nga opozita, koalicioni LVV dhe LDK duhet te miratojne formimin e Konferences se Kryetareve (propozim qe nga viti 2011) qe ajo te jete e perfshire ne caktimin e agjendes se Kuvendit.
1.4 Kryetaret e komisioneve parlamentare qe udhehiqen nga partite ne pushtet duhet te ndahen ashtu qe ministria qe udhehiqet nga njera parti te mbikeqyret nga komisioni parlamentar qe udhehiqet nga partia tjeter. Ky propozim mund te realizohet ne mase te caktuar, pasi qe jo gjitha komisionet udhehiqen nga partite ne pushtet.
1.5 Nese koalicioni LVV dhe LDK jane per ndryshime rrenjesore ne funksionimin e Kuvendit ne rolin e tij mbikeqyres, atehere mund te konsiderojne opsionin qe te gjitha komisionet parlamentare te udhehiqen nga partite opozitare (pervec atij per drejtat e komuniteteve dhe kthim).

2. Qeveria e Kosoves - ndarja dhe kontrolli i pushtetit perfshin ndarjen e pergjegjesive qe lidhen me caktimin e agjendes se punes se Qeverise dhe koncentrimin e pushtetit politik dhe buxhetor. Kjo nenkupton ndarjen e pergjegjesive sipas modelit qe ministri dhe zevendes ministri jane nga parti te ndryshme, si dhe menyra e ndarjes se ministrive perkatese:
2.1 Kryeministri - LVV
2.2 Zv Kryeministri - LDK
2.3 Ministria e Puneve te Jashtem (qe perfshin MIE dhe MD) - LDK
2.4 Partia qe merr Ministrine e Financave, nuk duhet te udheheq me Ministrine e Puneve te Brendshme (qe perfshin MAP dhe MAPL)
2.5 Partia qe merr Ministrine e Brendshme nuk duhet te udheheq me Ministrine e Drejtesise
2.6 Partia qe udheheq me Ministrine kyce te sektorit te zhvillimit ekonomik nuk duhet e udheheq me Ministrine e Infrastruktures
2.7 Partia qe udheheq me Ministrine e Arsimit nuk duhet te udheheq me Ministrine e Puneve te Brendshme (plus MAP dhe MAPL)
2.8 Partia qe udheheq Ministrine e Shendetesise nuk duhet te udheheq me Ministrine e Arsimit
2.9 Ministria e Kultures dhe Sportit - LDK
2.10 Ministria e Bujqesise - LVV

3. Presidenti - partite duhet te percaktohen per kriteret dhe profilin, dhe jo emrin e pervecem te kandidatit te mundshem te perbashket per President.
3.1 Eshte e qarte qe LVV dhe LDK do te duhet te negociojne me partite opozitare per zgjedhjen e Presidentit.
3.2 Menyra e vetme per ti bindur ato eshte qe nga momenti i formimit te qeverise deri ne fillim te vitit 2021 te realizojne reforma te suksesshme ne menyre qe partite opozitare mos te jene te joshura qe duke e bllokuar zgjedhjen e Presidentit te cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat