Albin Kurti koalicion me PDK-në? - Bota Sot
Albin Kurti koalicion me PDK-në?

Aktuale

Albin Kurti koalicion me PDK-në?

Nga: V.R Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Ka kohë që po takohet Vetëvendosje me LDK-në, dhe nuk ka asgjë konkrete. Madje, një takim u zhvillua edhe të hënën, ndërkohë që, e njëjta gjë, nuk ka konkrete diçka.

Kjo ka bërë që, në drejtim të Albin Kurtit, të shkojnë thirrje të ndryshme, përfshi këto edhe kërkesa për të lidhur koalicion me parti të tjera, duke mos përjashtuar edhe PDK-në, AAK-në, e të tjera.

Sipas Uk Lushit, aktivist dhe veprimtar i çështjes kombëtare, njerëz patriot dhe të mirë ka edhe në PDK, AAK, Nisma e AKR.

Postimi plotë:

Albin Kurti, ndonëse qëllimin e kishte fisnik të çonte në opozitë majmërinë, senilitetin dhe kapjen e pushtetarëve që kishin humbur ndiesinë e njerëzisë, ka bërë një gabim amatoresk që ka ngulur këmbë që vetëm LDK-ja do të jetë si partnere e tij për bashkëqeverisje.

Partitë dhe grupet njerëzore nuk janë kriminale si grupe. Individët po. Hajna dhe keqbërës, por edhe patriotë, ka edhe në PDK, AAK, PSD, AKR dhe partitë e minoriteteve, siç ka edhe në LDK, e bile edhe në VV. Pra pushteti duhet të hetojnë, gjykojnë dhe dënojnë individët kriminelë dhe ky është shërbimi thelbësor që bën një shtet ligjor dhe si duhet.

Kasta të caktuara të LDK-së janë me përvojë në shpllapurisje pushteti kur gjejnë ujë. Kurti duke zgjedhur të demonizojë një pjesë të organizatave politike, në vend se të anëtarëve për të cilët ka ose do të gjendeshin provat për keqeverisje dhe korrupsion, u ka dhënë dhelpërakëve të LDK-së leverixh që ata nuk kanë guxuar as ta përmendin në koalicionet e përparshme me partitë që Kurti e ka vendosur t'i përgjithësojë si e keqja.

Unë shpresoj që edhe kastarët e vjetër të LDK-së do ta pranojnë që partia e tyre është humbëse e zgjedhjeve dhe fituesja dhe numri 1 është VV dhe për më me rëndësi uroj që qeveria e re VV-LDK të bëhet sa më shpejt, mirëpo Kurti duhet të konsiderojë me nxitim si partnerë edhe alternativa tjera nga LDK. Ai duhet t'i jep LDK-së një afat të shkurtër dhe nëse LDK vazhdon me lojëra, Kurti duhet ta harrojë LDK-në sepse Kosova nuk ka kohë as për fiksimet kurtiane dhe as për nazet përfituese të dinakëve të LDK-së. Albin Kurti mund të formojë qeverinë edhe me parti tjera duke u vendosur atyre kushte për anëtarë të diskredituar dhe korruptuar. Dhe pasi të krijohen organet e reja-- le të hetohen, gjykohen dhe dënohen pa mëshirë të gjithë banditët, hajnat dhe fëlliqësirat që kanë dëmtuar vendin dhe kombin.

Ose le të shkojmë në Zgjedhje të Reja dhe le të vendosë sovrani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat