Operohet Ramiz Lladrovci

Aktuale

Operohet Ramiz Lladrovci

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:49
Rami Lladrovci dhe dr. Ekrem Sefiu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është operuar nga gurët në tëmth, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka falënderuar dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Falënderim

Falënderoj dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri, anesteziologun dhe infermieret, të cilët me sukses të plotë, dje, kryen operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Falënderoj po ashtu stafin drejtues të spitalit, motrat dhe stafin tjetër të spitalit, për përkujdesjen në mënyrë shembullore dhe rregullin e shkëlqyer në spital.

Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat