Stoltenberg: NATO do t’i përgjigjet një sulmi kundër Polonisë dhe vendeve baltike

Aktuale

Stoltenberg: NATO do t’i përgjigjet një sulmi kundër Polonisë dhe vendeve baltike

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 19:31
Jens Stoltenberg

NATO nuk e konsideron Rusinë si armike, por do të kundërpërgjigjet nëse kjo e fundit sulmon Poloninë dhe vendet baltike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen polake, “Rzeczypospolita”.

“Nëpërmjet një pranie të madhe të forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet balltike ne i dërgojmë një sinjal të fortë Rusisë. Nëse ka një sulm kundër Polonisë dhe vendeve balltike, është e gjithë aleanca që do të përgjigjet”, deklaroi Jens Stoltenberg, ndërkohë që samiti i 70-vjetorit të NATO-s hapet në Londër.

“Ne nuk e përcaktojmë Rusinë në këtë mënyrë, si armik të NATO-s. Ne thjesht do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme. Ne duhet të jemi të sigurt që ajo që kemi parë në Ukrainë, një pushtim i Rusisë kundër fqinjit të tij, të mos ndodhë kundër një anëtari të NATO-s”, shtoi ai në një intervistë të dhënë gjithashtu për të përditshmet gjermane “Süddeutsche Zeitung”, spanjolle “El Pais”, italiane, “Il Sole 24 Ore”, greke “Kathimerini” dhe daneze “Jylland-Posten”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se do të vazhdonte të bllokonte një plan të NATO-s përsa i përket vendeve balltike dhe Polonisë, për aq kohë sa aleanca nuk do ta njohë si terroriste një milici kurde të luftuar nga Ankaraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat