Nehat Thaçi shkarkon Ushtruesit e Detyrave nëpër qendra korrektuese

Aktuale

Nehat Thaçi shkarkon Ushtruesit e Detyrave nëpër qendra korrektuese

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:44
Nehat Thaçi

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi ka shkarkuar të gjithë Ushtruesit e Detyrës (U.D) nëpër qendra korrektuese në nivel vendi. Ata që deri tani kanë mbajtur pozita të UD-së, sipas vendimit të Thaçit duhet të kthehen në pozitat që kanë me kontratë pune, si oficer korrektues.

Krejt kjo, sipas Thaçit, është bërë për ta respektuar ligjin për shërbimin civil i cili parasheh që koha e ushtruesit të detyrës në institucione përkatëse të jetë në afat prej tre muajsh.

Por në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sipas burimeve të io, personat që kanë mbajtur pozita të UD-së vazhdojnë të kryejnë punën e njëjtë, pavarësisht se ka një vendim të drejtorisë së përgjithshme që ata të kthehen si oficer.

E për këtë ka një sqarim kreu i ShKK-së, Nehat Thaçi.

“Nuk ka UD, por drejtori i atij institucioni i ka autorizuar ata persona ta kryejnë punën që e kanë kryer derisa të hapet konkursi i ri”, ka thënë Thaçi duke shtuar se sigurisht ka ndonjë tendencë nga dikush aty brenda për më nxjerr të pavërteta në shesh, por ajo që është e vërtetë tani asnjë zyrtar i Shërbimit Korrektues nuk mbanë pozitën e UD-së.

Hamit Ademaj, Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ka thënë se personat që kanë ushtruar ato detyra vazhdojnë ta menaxhojnë punën, por jo më si UD por me autorizim të veçantë.

“Nuk kemi asnjë ushtrues të detyrës. Nuk është e vërtetë. Vendimi i drejtorisë qendrore është në zbatim të plotë. Ata kanë qenë UD kurse detyrat që i kryejnë i cakton drejtori. Vendimi UD të cilin e kanë pas p.sh nga drejtoria e qendror është hedhur poshtë. Por ata e kryejnë të njëjtën detyrë p.sh caktohet vendi i punës nga drejtori i institucionit”, ka thënë Ademaj.

Ai ka thënë se pagat i marrin sipas kontratës si oficer por detyrën e kryejnë jo me UD por me vendim të veçantë i cili e hedh poshtë vendimin e UD.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat