Konfirmohet: LDK ia kërkoi këtë ministri LVV-së

Aktuale

Konfirmohet: LDK ia kërkoi këtë ministri LVV-së

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:44
Mustafa dhe Kurti

Mediat dje raportuan për një “luftë” mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me marrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këtë raportime, i konfirmoi sonte, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca.

Në pressing, ai tha se Vetëvendosje e ka lejuar LDK-në që të zgjedh i pari ministrinë që ata e dëshiruan.

Sipas Konjufcës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka zgjedhur që kësaj partie t’i takojë Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB-në”, ka thënë Konjufca.

Konjufca është shprehur i paknaqur me LDK-në në fazën e dytë të bisedimeve.

Thotë se Vetëvendosje ka bërë shumë kompromise karshi LDK-së.

“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK-në”, u shpreh Konjufca.

“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e parë kishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”, ka përfunduar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat