Kandidati për deputet nga VV-ja, Hekuran Murati, ka kërkuar nga LDK-ja që të mos bëhen peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!
Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se “fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju”.
Postimi e plotë:
Njëmend e kemi!
Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5.
Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju.
Madje edhe zgjodhët të parët.
Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!