Ilir Meta sot në Kosovë, dekoron ushtarët

Aktuale

Ilir Meta sot në Kosovë, dekoron ushtarët

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 08:47
Ilir Meta dhe Hashim Thaci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot do të qëndrojë në Kosovë.

Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Ai gjithashtu do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës. Gjatë kësaj vizite ngushëlluese do të shoqërohet nga kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më pas, Meta do të ketë një takim në Gjilan edhe me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat