Murati thotë se Thaçi mund ta përshpejtojë procedurat e negociatave për koalicion

Aktuale

Murati thotë se Thaçi mund ta përshpejtojë procedurat e negociatave për koalicion

Nga: G.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:48
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile, ka thënë se Presidenti Thaçi mund t’i përshpejtojë procedurat e negociatave për koalicion, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ai mund ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit në një afat goxha të shpejtë, pasi afati kushtetues veç ka filluar.

Sipas tij, pa pasur marrëveshje mes palëve, nuk ka siguri që i mandatuari për kryetar të Kuvendit e merr shumicën për tu zgjedhur në post dhe kjo do të ishte një arsye se përse palët duhet të koncentrohen në marrëveshje.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Presidenti Thaci ne menyre indirekte mundet me i pershpejtu procedurat e negociatave per koalicion. Psh, e therret seancen konstituive te Kuvendit ne nje afat goxha te shpejte. Afati kushtetues per thirrje te seances konstituive vec ka filluar. Pa pase marreveshje mes paleve, nuk ka siguri se i mandatuari per Kryetar te Kuvendit merr shumicen e nevojshme per t'u zgjedhur ne post. Kjo do te sillte implikime interesante politike. Kjo eshte edhe nje arsye perse palet duhet te koncentrohen ne marreveshje e te shmangin keto probleme potenciale. Vec po thom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat