Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës - Bota Sot
Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Aktuale

Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:26
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës që sot po e zhvillon në Kosovë ka takuar edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Meta derisa ka  shprehur kënaqësinë që Mustafa qëndron më mirë me shëndet, lëvdata pati edhe për kandidaten për kryeministre nga ky subjekt politik, Vjosa Osmani.

Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që i dolën në ndihmë popullit shqiptar pas gjendjes së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori jetën e rreth 50 personave.

Ai ka uruar më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Meta: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

“Kam kënaqësinë që jam takuar edhe me Vjosa Osmanin e cila mendoj që është një përfaqësuese e LDK-së dhe një protagonist e shkëlqyer për t gjitha gratë dhe vajzat që besojnë te demokracia të cilat besojnë te roli dhe kontribut  tyre në jetën e vendin në modernizimin e institucioneve dhe Kosova ka shkëlqyer edhe në këtë drejtim të rolit thelbësor të grave dhe vajzave në të gjitha forcat politike në shoqërinë e saj dhe shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës dhe edhe njëherë një falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës për gjithçka çka kanë bërë në mbështetje të Shqipërisë për të përballuar këtë dhimbje të thellë por edhe për pasojat e mëdha që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit”, tha Meta.

Duke folur për gjendjen në Durrës Meta th  se për rimëkëmbjen e këtij qyteti pas tërmetit do të kërkojë një plan të mirë  menduar dhe të mbështetur rindërtimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave.

E kandidatja për kryeministre të Kosovës nga LDK, Vjosa Osmani e falënderoi Metën për nderimin që u bëri ushtarëve të Kosovës që kontribuuan në misionin e tyre në Shqipëri pas tërmetit.

Ajo tha se pret që të thellohet tutje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Osmani: LDK mezi pret ta thelloj bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë

“E falënderuam presidentin për vlerësimin që ua ka dhënë pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës të cilët me të vërtetë kontribuuan shumë sidomos në momentet e para pas tërmetit dhe po ashtu përkujdesjen që sot po tregon ndaj familjes Abazi nga Gjilani që humbën dy djemtë e tyre…LDK mezi presim që ta thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë natyrisht me z.Meta”, tha Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot po qëndron në Kosovë dhe pas takimit me Isa Mustafën vizitoi edhe familjen Abazi në Gjilan të cilët humbën dy djem në tërmetin që ndodhi në Shqipëri.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë paradite ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat