Krasniqi: Kjo është formula më e mirë e ndarjes së posteve, presidenti pjesë e pazarit

Aktuale

Krasniqi: Kjo është formula më e mirë e ndarjes së posteve, presidenti pjesë e pazarit

Nga: M.H Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim/Bota sot

Diskutimet për marrëveshjen përfundimtare në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur, kështu duke u shtyer edhe më shumë takimin mes dy partive. Të dyja partitë po synojn të sjellin një rend dhe ligj në vendin tonë mirëpo që ende nuk është arritur një marrëveshje që do të sjellte dobi dhe të formohet një Qeveri e cila do të sjellë në vend një stabilitet.

Në lidhje me këtë marrëveshje nuk po jepen detaje asnjëra parti kështu duke thelluar edhe më shumë pikëpytjen se kur do të ndodhë një marrëveshje e tillë. Në lidhje me këtë analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që posti i kryeministrit i takon partisë fituese, kështu duke cekuar edhe një ndarje të barabartë të minisitrive.

Image
Faik Krasniqi

“Zgjedhjet u mbajtën me 6 tetor. Kanë pasur dy muaj kohë që krahas harmonizimit të programit, t'i ndajnë edhe postet. Për një qeverisje të mirë postet nuk do të duhej të ishin pengesë për arritjen e një marrëveshje të koalicionit. Posti i kryeministrit i takon partisë fituese. Kryeparlamentari i takon partnerit të koalicionit. LDK e do edhe postin e presidentit. Edhe ky post mund të bëhet pjesë e pazarit”.

“Por do të ishte e pamoralshme nga ana e LDK-së kerkojë edhe postin e kryeministrit, sepse ai post i takon LVV. Formula më e mirë e ndarjes së ministrive është kjo. LVV të zgjedh një ministri, LDK një ministri, LVV një ministri, LDK një ministri e kështu me radhë. Nëse nuk pajtohen për një koalicion, atëhere më mirë të shkojmë në zgjedhje”, përfundon, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat