Flasin nga LDK: Isa Mustafa do të ishte presidenti i duhur, por tash s’bën të flasim

Aktuale

Flasin nga LDK: Isa Mustafa do të ishte presidenti i duhur, por tash s’bën të flasim

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:23
LDK

Edhe pse kishin paralajmëruar, as dje nuk nënshkruan marrëveshjen për koalicion LDK-VV. Këto dy parti ende nuk po mund të ndajnë hesapet sa i përket ndarjes së posteve të rëndësishme, e në veçanti atë të postit të presidentit.

Kërkesat e LDK-së kundrejt LVV-së që pozita e kryeministrit të barasvlerësohet me 4 ministri, të kenë pozitën e kryeparlamentarit, si dhe ulësen e presidentit (pas dy viteve), po shihet si lojë e radhës e LDK-së.

Por një lojë  e tillë nuk po konsiderohet nga zyrtarë të LDK-së.

I pari i Istogut, Haki Rugova tha se Isa Mustafa është  i duhuri për të qenë president i vendit.

Sipas Rugovës, nuk është koha të flitet rreth postit të presidentit sepse siç thotë ai ka kohë për këtë çështje.

“Natyrisht përgjigjja ime do të ishte po, Isa Mustafa do të ishte mëse i duhur për vendin president. Por tani nuk është koha të flasim për këtë post sepse kemi kohë për këtë çështje”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat