Tomë Gashi akuzon këtë parti: Formimin e Qeverisë po e sheh si pazar

Aktuale

Tomë Gashi akuzon këtë parti: Formimin e Qeverisë po e sheh si pazar

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:46
Tomë Gashi

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk janë dakorduar për ta nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje, përkundër premtimeve se një gjë të tillë do ta bëjnë 100 orë pas ceritikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Por, të hënën që lamë pas dy liderët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk janë pajtuar për marrëveshjen, duke nxjerrë në pah kërkesat për më shumë Ministri në Qeverinë e re.

Avokati Tomë Gashi, i cili publikisht e përkrah Lëvizjen “Vetëvendosje”, ka akuzuar LDK-në, e cila, siç thotë ai, Qeverinë po e shehë si pazar.

”LDK është duke e konsideruar si një lloj pazari për të përfituar sa më tepër që është e mundur dhe për këtë arsyeje është duke kërkuar 5 Ministri, pozitën e kryeparlamentarit, dhe që tani të vendoset për zgjedhjen e presidentit në vitin 2021, e që ai poashtu të jetë nga LDK-ja”, tha Gashi.

Avokati Tomë Gashi, konsideron se kjo është jo parimore nga ana e LDK-së për shkak të pretendimeve se “Vetëvendosja”, siç thotë ai, e ka të sigurt pozitën e kryeministrit.

“Kjo nuk është fare e vërtetë sepse pozitën e kryeministrit e përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe kjo i takon subjektit politik qe i fiton zgjedhjet, e në këtë rast LVV i ka fituar zgjedhjet me numër prej mbi 15.000 mijë vota më shumë se LDK”, shtoi Gashi.
Sipas tij, LDK-ja nuk duhet të tentoj ta zvogëloj votën e popullit, ngase, siç thotë ai, populli ka votuar për ndryshime dhe jo për ngërçe politike, siç po duket që po tenton t’i bëj LDK-ja.

“LDK-ja poashtu në mënyrë specifike është duke kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjë që është jo parimore dhe në kundërshtim me premtimin e LVV dhënë qytetarëve që pas fitimit të zgjedhjeve LVV do të ketë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme , përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrive të tjera si ministri të nevojshme për t’i udhëhequr në luftë kundër krimit të organizuar dhe në imponim të sundimit të ligjit”, potencoi Gashi.

Në anën tjetër, sipas tij, Lëvizja “Vetëvendosje” ka çështje parimore.

“LVV ka çështje parimore, ndërsa nga ana e LDK-së çështje të pazareve për përfitime partiake, gjë që nuk është aspak korrekte, që për shkaqe të përfitimeve të ftohen raportet në mes të dy partive fituese të zgjedhjeve nacionale”, thotë Gashi.
Më tej, ai tha se një gjë është e sigurt se nëse LDK-ja vazhdon me kërkesa, sipas tij, në disa  raste duket edhe sikur shatazhuese, atëherë LVV nuk i mbetet rruge tjetër veç se të shkohet përsëri në zgjedhje.

”Por tani me rezultat me te mire duke i fituar mbi 51% të votave dhe me këtë për herë të parë në Kosovën e pasluftës të formimit si subjekt i vetëm politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat