Krasniqi: LDK e VV për pozita dojnë me u ça

Aktuale

Krasniqi: LDK e VV për pozita dojnë me u ça

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:26
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka ironizuar me faktin që LDK dhe VV nuk po arrijnë të merren vesh për formimin e Qeverisë, shkaku i pozitave, transmeton "Bota sot".

Krasniqi ka shkruar se për program e koncept u pajtuan lehtë, por pozitat nuk i lëshojnë dot.

Ja reagimi i plotë:

Dy parti ideologjikisht dhe konceptualisht të kundërta ekstremisht, për program e koncepte u morën vesh tepër lehtë! Por për pozita dojnë me u ça.

Kam mendu që këta “parimorët që e zotërojnë moralin dhe të vërtetën” mund të prishen veç për koncepte e parime. Pozitat nuk janë të rëndësishme në kauzën për “ndryshimin” e Kosovës. Për pozita janë përla pushtetet e kaluara por kishe ky i riu është ndryshe ?

Por jo ? Nuk prishen për koncepte dhe parime sepse s’kanë rëndësi ato: mund të ndryshohen kurdo. Prishen veç për pozita, sepse këto s’i lëshojnë dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat