Kryeziu tregon nga kush u krijua realiteti i ri politik, përmend VV-në e PDK-në

Aktuale

Kryeziu tregon nga kush u krijua realiteti i ri politik, përmend VV-në e PDK-në

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:04
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI, ka thënë se realiteti i ri politik në Kosovë është krijuar pasi VV-ja ka dalë e para dhe PDK-ja ka shkuar në opozitë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duket se LDK po dëshiron të marrë me vete më shumë nga e kaluara e më pak të pranojë nga ajo që njerëzit kanë besuar duke votuar.

Ai thotë se elektorati ka dëshmuar me 6 tetor se s’fal më.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Realiteti i ri politik ne Kosove nuk eshte krijuar pse LDK-ja si subjekt politik ka dal e dyta, por pse VV-ja ka dal e para edhe PDK-ja ka shkuar ne opozite.

Ky ndryshim s'ka ndodhur vetem per t'i nderruar disa pushtetare me disa tjere, por per sjelljen dhe etiken e partive politike, menyren se si ato ndertojne koalicione dhe per vlerat me te cilat ato do te udhehiqen gjate qeverisjes.

LDK-ja po duket sikur po deshiron qe me shume te marre me vete nga e kaluara e me pak te pranoj nga ajo qe njerezit duke besuar kane votuar.

Karremi me besimin per vlera qeverisese e koalicione pa pazare, nese del te jete mashtrim?! Kjo duket te jete mashtrimi me i madh elektoral qe ka ndodhur. Elektorati s'mund ta rikthej voten tani edhe do e perbij kete mashtrim, por 6 tetori ka treguar se elektorati s'fal me!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat